Studenti nga Shkupi, Yll Rustemi: Pse organizuesit e protestave studentore në Shkup nuk solidarizohen me protestat studentore në Tiranë?*

Advertisement

 

Studenti nga Maqedonia e Veriut, Yll Rustemi, ka ngritur si çështje mungesën e mbështetjes nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për studentët që po protestojnë në Shqipëri.

Rustemi, një nga inicuesit e kërkesës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, vlerëson se solidariteti studentor duhet të jetë i ndërsjellë, duke kujtuar mbështetjen që studentët nga Shqipëria u dhanë kërkesave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka rikujtuar edhe mbështetjen e tij për protestën në Shkup, duke shtruar pyetjen pse organizatorët e asaj proteste nuk po tregojnë të njëjtën përkrahje për kolegët e tyre në Shqipëri.

“Nëse kërkojmë mbështetje kur luftojmë për të drejtat tona, duhet të jemi të gatshëm ta ofrojmë atë edhe kur të tjerët kanë nevojë për ne”, thekson Rustemi.

Sipas tij, solidariteti nuk duhet të varet nga kufijtë shtetërorë apo interesat e momentit, ndërsa studentët nga Shqipëria që mbështetën kauzën për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe meritojnë përkrahje edhe në kërkesat e tyre.

“Një komb, një gjuhë, solidaritet pa kufij dhe pa interesa të momentit!”, përfundon mesazhi i Rustemit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit