Nga Kërçova në Nju Jork, shqiptari që vlerësohet për guximin dhe përkushtimin

Advertisement

Një kërçovar po shquhet me suksesin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liridon Ahmedi, me më shumë se një dekadë përvojë në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut (NYPD), aktualisht shërben si rreshter i inteligjencës në terren.
Gjatë karrierës së tij, Ahmedi është vlerësuar disa herë me titullin “Polici i Muajit”, ndërsa është nderuar edhe me Medaljen e Trimërisë (Medal of Valor) për guximin dhe shërbimin e tij të dalluar.
Përveç angazhimit profesional në polici, ai është bashkëshort i përkushtuar dhe baba i tri vajzave, të cilat i konsideron burim të madh krenarie dhe frymëzimi.
Historia e Liridon Ahmedit është një shembull i përkushtimit profesional dhe suksesit të një bashkëatdhetari nga Kërçova në diasporë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit