Katër persona, përfshirë tre fëmijë të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç dhe një mësues, kanë humbur jetën nga të shtënat në shkollën fillore “Silver Rail”, në Bend të Oregonit.
Sipas policisë, autori i dyshuar ishte një 16-vjeçar, i cili u vra nga një qytetar para mbërritjes së forcave të rendit. Nga sulmi mbetën të plagosur rëndë edhe një fëmijë 7-vjeçar dhe një mësues 54-vjeçar. Ngjarja ndodhi të enjten, më 15 tetor, rreth orës 13:00 sipas kohës lokale.
I mituri dyshohet se përdori një armë me tytë të gjatë për të thyer dyert e shkollës dhe më pas hapi zjarr. Identiteti dhe motivet e tij nuk janë bërë ende publike, ndërsa hetimet për ngjarjen tragjike vazhdojnë.








