14 punonjës të Policisë së Shtetit janë plagosur si pasojë e sulmeve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 35 persona. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar.








