Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Advertisement

Një 40-vjeçar nga rajoni i Kumanovës është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare dhe e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, arrestimi është kryer më 14 tetor, rreth orës 02:00, pas denoncimit të bashkëshortes së tij.

Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit