Mexhiti: Punimet në autostradën Bukojçan–Kërçovë, investim i rëndësishëm në kuadër të Korridorit 8

Advertisement

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, për  fillimin e punimeve për ndërtimin e segmentit të autostradës Bukojçan–Kërçovë, pjesë e Korridorit 8, e cilëson këtë projekt si një investim të rëndësishëm për zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të vendit.

“Sot nisën punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të Korridorit 8”, ka shkruar Mexhiti.

Sipas tij, ky segment do të përmirësojë lidhjen rrugore të Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Mexhiti ka theksuar se Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, pasi forcon lidhjet infrastrukturore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, duke mundësuar qasje më të lehtë në tregjet evropiane.

“Me nisjen e këtyre punimeve, po konkretizohet edhe një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit”, ka përfunduar Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit