Shasivari reagon për pritjen e Iva Mihajlovës në Sofje: Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë

Advertisement

Ministria e Drejtësisë ka shprehur shqetësim lidhur me pritjen në nivel të lartë të Iva Mihajlovës në Sofje, në kohën kur, sipas Ministrisë, ndaj saj është në fuqi një ndalesë gjyqësore.

Nga kjo ministri theksojnë se sundimi i ligjit nënkupton barazi para ligjit, respektim të vendimeve gjyqësore dhe zbatim të përpiktë të procedurave ligjore, pavarësisht përkatësisë kombëtare apo shtetësisë.

“Përkatësia kombëtare dhe shtetësia nuk duhet të jenë bazë për trajtim të privilegjuar apo zbatim të ndryshëm të ligjit”, thuhet në reagimin e Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari.

Ministria vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje duhet të ndërtohen mbi besimin e ndërsjellë, respektin dhe bashkëpunimin juridik, duke respektuar njëkohësisht pavarësinë e procedurave gjyqësore.

Nga Ministria bëjnë thirrje për dialog dhe bashkëpunim institucional, në mënyrë që çështjet e hapura të sqarohen mbi bazën e fakteve, ligjeve dhe mekanizmave juridikë ndërkombëtarë.

“Vlerat evropiane nuk janë vetëm deklaratë, por detyrim. Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pa përjashtime dhe pa selektivitet”, përfundon reagimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit