Nga nesër shi dhe temperatura më të ulëta

Advertisement

Pas fillimit të javës me mot të vranët, nga dita e martë priten reshje shiu dhe ulje e temperaturave, të cilat do të vazhdojnë pothuajse deri në fund të javës, njofton portali 4news.mk.

Sipas parashikimit të motit për shtatë ditët e ardhshme, të martën temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 14 gradë, ndërsa të mërkurën priten reshje shiu, me temperatura nga 11 deri në 16 gradë.

Moti i paqëndrueshëm me reshje shiu do të vazhdojë edhe të enjten, kur temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë.

Të premten pritet ftohje e mëtejshme, me temperatura nga 10 deri në 13 gradë, ndërsa të shtunën do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të zbresë në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 14 gradë.

Të dielën pritet përmirësim dhe stabilizim i motit, me temperatura nga 10 deri në 16 gradë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit