VLEN: Gjashtë policë të suspenduar, askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë!

Advertisement

Gjashtë policë janë suspenduar pas dhunës ndaj dy të rinjve nga Saraji, ndërsa ndaj tyre kanë nisur procedurat disiplinore, njofton VLEN.

Nga kjo parti thonë se Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj rastit, ndërsa procedurat e mëtejshme janë në kompetencë të Prokurorisë. VLEN thekson se dhuna policore nuk mund të arsyetohet dhe se uniforma duhet të shërbejë për mbrojtjen e qytetarëve.

Në reagimin e saj, VLEN akuzon BDI-në se po përpiqet ta shndërrojë rastin në betejë politike dhe të nxisë tensione ndëretnike. Kjo parti e cilëson suspendimin e gjashtë policëve si dëshmi se institucionet po veprojnë.

Duke iu përgjigjur kërkesës së BDI-së për dorëheqjen e tij, përfaqësuesit e VLEN-it kanë rikujtuar disa raste të rënda nga e kaluara, përfshirë “Sopotin”, “Monstrën”, vdekjen e Rexhail Qerimit në burg, vrasjen e Harun Aliut dhe atë të Xhemail Rexhepit, i njohur si Komandant Shqiponja.

VLEN akuzon BDI-në se gjatë viteve në pushtet nuk ka dhënë përgjigje të mjaftueshme për këto raste, duke deklaruar se koha e mungesës së llogaridhënies ka përfunduar.

Në fund të reagimit, VLEN thekson se çdo rast i dhunës policore duhet të trajtohet në mënyrë institucionale dhe se përgjegjësia duhet të përcaktohet në bazë të procedurave përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit