Radevi siguron Kurtin se Bullgaria mbetet krah Kosovës

Advertisement

Kyeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, ka uruar homologun kosovar, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës, duke i siguruar mbështetjen e vendit që drejton për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e saj të Këshillin e Evropës.

“Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë sime për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”.

Radevi e ka ftuar Kurtin për vizitë në Bullgari në të ardhmen e afërt, për sikurse ka shkruar ai, thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe kontaktet miqësore personale përbëjnë një bazë të mirëfilltë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet nesh. Jam i bindur se një vizitë zyrtare në Bullgari në të ardhmen e afërt do të kontribuojë ndjeshëm në ngritjen e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona në një nivel të ri, më të lartë”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit