Maqedonia vishet me të gjelbër për jetë të re: Mesazh shprese për dhurimin e organeve

Advertisement

 

Objektet në mbarë Maqedoninë e Veriut janë ndriçuar me ngjyrë të gjelbër, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për dhurimin e organeve, indeve dhe qelizave.

Nisma organizohet me rastin e Ditës Evropiane të Dhurimit të Organeve, Indeve dhe Qelizave – European Donation Day 2026, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e transplantimit dhe shpëtimit të jetëve.

Pothuajse të gjitha komunat në qytete të ndryshme të vendit, së bashku me institucionet, iu bashkuan kësaj iniciative, duke ndriçuar objektet me ngjyrën e gjelbër, simbol të shpresës, humanizmit dhe një fillimi të ri.

Ministria e Shëndetësisë i falënderoi komunat dhe institucionet për përfshirjen dhe mbështetjen e kësaj nisme, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimit të organeve dhe transplantimit.

Përmes këtij simboli, përcillet mesazhi se një akt human mund t’i japë dikujt mundësinë për të jetuar sërish.

“Çdo dhurues është shpresë. Çdo ‘po’ është jetë e re” – është mesazhi që shoqëron këtë iniciativë, me thirrjen për më shumë vetëdije, solidaritet dhe humanizëm në shoqëri.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit