Sistemi GOKALP kundër mjeteve ajrore pa pilot, i zhvilluar nga kompania turke e mbrojtjes ASELSAN, zbulon kërcënimet përmes radarëve dhe sistemeve elektro-optike, si dhe eliminon në mënyrë autonome kërcënimet nga dronët armiqësorë duke përdorur dronë interceptues, transmeton Anadolu.
ASELSAN njoftoi në platformën turke të mediave sociale NSosyal se sistemi vendas GOKALP ofron një mburojë plotësisht të lëvizshme dhe me kosto efektive kundër mjeteve ajrore pa pilot, falë dizajnit të integruar në automjete.
Një demonstrim i sistemit GOKALP kundër mjeteve ajrore pa pilot, të zhvilluar nga ASELSAN, u realizua në bazën teknologjike të kompanisë në Ogulbej.
Gjatë demonstrimit, një dron objektiv u zbulua nga radari AURA, ndërsa të dhënat në kohë reale iu transmetuan dronit interceptues GOKALP E1 përmes softuerit të komandimit dhe kontrollit të sistemit DRONEDEF.
Më pas, GOKALP E1 shkatërroi dronin objektiv në ajër duke përdorur metodën “goditje për shkatërrim”, duke e goditur drejtpërdrejt atë.
Demonstrimi i suksesshëm dëshmoi edhe një herë aftësitë operacionale të integruara të komponentëve të ndryshëm të sistemit, si dhe efektivitetin e tij në interceptimin e objektivave në kushte fushore.








