Mexhiti: Pishina e re në shkollën “7 Marsi” po bëhet realitet, investim prej 1 milion eurosh

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar punimet për ndërtimin e pishinës së re në shkollën “7 Marsi”, duke bërë të ditur se projekti po realizohet sipas dinamikës së planifikuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka theksuar se investimi kap vlerën prej rreth 1 milion eurosh dhe synon t’u krijojë fëmijëve kushte më të mira për të mësuar notin, për të zhvilluar talentet dhe për t’u marrë me sport.

Ai ka rikujtuar se projekti ishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa tani po konkretizohet përmes punimeve në terren.

“Premtimet po i realizojmë të gjitha. Një nga një!”, ka shkruar Mexhiti, duke shtuar se punimet po ecin me ritmin e planifikuar dhe se së shpejti pritet të bëhet hapja e pishinës.

Mexhiti ka theksuar se investimet për fëmijët dhe zhvillimin e sportit do të vazhdojnë, duke nënvizuar se Çairi meriton edhe më shumë./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit