Më 08.10.2026, në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në mbarë territorin e vendit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi aksione të shtuara të kontrollit ndaj drejtuesve të biçikletave, biçikletave me motor ndihmës, motoçikletave, triçikleve, katërçikleve dhe mjeteve të lehta elektrike (trotinetëve).
Gjatë kontrolleve janë konstatuar gjithsej 161 kundërvajtje, për të cilat janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
Numri më i madh i kundërvajtjeve është konstatuar në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Manastir – 44, më pas nga Njësia Mobile për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor – 28, si dhe në rajonet e Sektorit për Punë të Brendshme Veles dhe Sektorit për Punë të Brendshme Strumicë, me nga 22 kundërvajtje.
Në kuadër të kontrolleve janë paraqitur edhe tetë kallëzime penale në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.
Gjithashtu, janë konstatuar edhe 493 kundërvajtje të llojeve të tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të zbatojë kontrolle të shtuara të trafikut në të gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe respektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe rregulloreve të trafikut.








