Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, deri në mesin e javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herëpashershme shiu.
Në disa vende, reshjet do të jenë më të dendura, mbi 20 litra për metër katror, veçanërisht të dielën, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e RMV-së.
Sipas tyre lokalisht, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me stuhi të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima.








