Fundjavë e zgjatur, e hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Advertisement

Qytetarët këtë fundjavë do të kenë një ditë më shumë pushimi.

E hëna (12 tetor) do të jetë ditë jo pune, pasi do të festohet 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore.

Deri në fund të tetorit, do të ketë një ditë tjetër pushimi për të gjithë qytetarët – 23 tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, e cila këtë vit bie të premten.

Ndryshe, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do të propozojë ndryshime ligjore, me të cilat parashihen që të shkurtohen ditët e festave, ndërsa kundër këtij propozimi kanë dalë disa parti politike në vend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit