Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka marrë pjesë në diskutimet për përgatitjen e Planit të ri Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave për periudhën 2027–2032.
Në kuadër të këtij procesi po diskutohen zgjidhjet për menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe krijimin e një sistemi më funksional dhe të qëndrueshëm për trajtimin e mbetjeve.
Plani përfshin komunat e rajoneve të Pellagonisë dhe Jugperëndimit, ndërsa pjesëmarrja e komunave është e rëndësishme për përcaktimin e nevojave dhe prioriteteve për vitet e ardhshme.
Qëllimi është që deri në vitin 2032 të krijohet një sistem më modern i menaxhimit të mbeturinave, me më shumë efikasitet, mbrojtje të mjedisit dhe shërbime më të mira për qytetarët.








