Mickoski: Gjatë kohës së qeverisë së Filipçes, çmimet ishin 67 për qind mbi mesataren evropiane, ndërsa sot janë 25 për qind më të ulëta se mesatarja evropiane

Advertisement

 

Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën për TV Alsat, duke folur për presionet mbi çmimet dhe standardin jetësor të qytetarëve, theksoi se, megjithëse, siç u shpreh ai, po jetojmë në një luftë të tretë botërore të padukshme, gjendja është shumë më e mirë se katër vjet më parë, kur në pushtet ishin LSDM-ja dhe Filipçe.

 

“Më lejoni t’ju jap një përgjigje me shifra. Unë nuk flas në bazë të ndjenjave, por flas me shifra. Nëse analizojmë tremujorin e tretë të vitit 2022 dhe tremujorin e tretë të vitit 2026, inflacioni mesatar, çmimet në vitin 2022 ishin 67% mbi mesataren evropiane. Nëse mesatarja në Evropë ishte dhjetë presje diçka për qind, tek ne mesatarja, përkatësisht inflacioni, atëherë ishte rreth 17 për qind. Sot, inflacioni në tremujorin e tretë të vitit 2026 në Maqedoni është për 25% më i ulët se mesatarja evropiane. Nëse sot mesatarja për muajt korrik, gusht dhe shtator është diku rreth dy e gjysmë, 2,57%, ndërsa mesatarja evropiane është diku rreth 3–3,3%, atëherë arrijmë në përfundimin se në tremujorin e tretë të vitit 2022, çmimet në Maqedoni ishin 67% më të larta në krahasim me Bashkimin Evropian”, theksoi Mickoski dhe shtoi:

 

“Unë jam politikan që udhëheq politikën në bazë të shifrave dhe shifrat janë pjesë e statistikës. Pikërisht në bazë të shifrave vlerësoni nëse ecni përpara, stagnoni apo ktheheni prapa. Dua vetëm të them se tani shifrat janë disa herë më të mira se katër vjet më parë”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit