Shasivari në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll

Advertisement

Shkup, 8 tetor – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë “Stamboll 2026”, i cili po mbahet sot dhe nesër, nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë.

Samiti, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, mbledh ministra të drejtësisë nga vende të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve gjyqësore dhe organizatave ndërkombëtare, duke krijuar një platformë të rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.

Nën moton “E ardhmja e drejtësisë: Përgjegjësi e përbashkët për njerëzimin”, në fokus të Samitit janë sfidat bashkëkohore të drejtësisë, sundimi i ligjit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe nevoja për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet shteteve në përballjen me sfidat globale.a

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit