Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 25°C

Advertisement

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar që të enjten, më 8 tetor, të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 25°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit