Në Tregun e Gjelbër të Tetovës ka gjithsej 360 tezga, prej të cilave rreth 130 janë të lira. Pasi hapësirë ka për të gjithë, prapëseprapë problem i madh mbetet shitja në rrugë. Kjo i revolton tregtarët që paguajnë qira për tezgat. Thonë se shitja ka rënë shumë dhe nuk po nxjerrin dot as paratë e qirasë, gjersa ata që shesin në trotuare nuk kanë asnjë harxhim.
-Gjëja është shumë normale se njeriu ndalet me veturë, i marrin gjërat edhe ikën. Këtu as parking ka, asgjë s’ka. Kjo është e gjitha vëlla. Ne marrim mall, nuk shitet malli. Mundohemi, pengojnë, me të madhe pengojnë ata jashtë. Sa më parë të bëjmë thirrje deri te kryetari i komunës. Ne kemi, sepse është shumë më mirë se të gjithë këto qiradhënës që paguajnë qiranë, më kupton?
-Na pengojnë, prapëseprapë na pengojnë!
Shitja është më e dobët kjo është?
-Ne paguajmë qira këtu, paguajmë çfarë është kjo.
Tregtarët e tjerë tregojnë se brenda tregut kushtet janë shumë më të mira, ka higjienë, kamera dhe malli është i sigurt, prandaj kërkojnë që të gjithë të futen brenda e të punojnë me ligj.
-Shitësit pengojnë pak jashtë. Unë vetë jam prodhues. Se unë isha jashtë duke shitur, ata erdhën inspektorët e më thanë ‘hyr brenda’. Edhe unë hyra brenda se kishte vend të lirë. 260 denarë në muaj i paguan e nuk maltretohesh në rrugë të lësh aty përpara… Ajo kjo ishte kohë katastrofë! Tani këtu higjiena është më e mirë, çdo gjë e rregullt, e ruan mallin vetë, me kamera, me gjëra.
Përgjegjësit e tregut të Tetovës thonë se të gjithë ata që shesin jashtë mund të hyjnë brenda, por duke ndenjur në rrugë po u bëjnë dëm të madh tregtarëve që paguajnë rregullisht
“Përafërsisht tregu disponon me 360 tezga, ku kuptohet se 120 deri 130 përafërsisht janë të lira. Edhe pse ato nuk duken të lira, për arsye se shfrytëzuesit që janë brenda paguajnë shembull një tezgë dhe shfrytëzojnë dy ose tre tezga për arsye se janë të lira. Të gjithë ato që janë të interesuar që shesin jashtë, mund të drejtohen te zyrat tona dhe ne do t’u ofrojmë tezga të lira”, theksoi Avzi Rizvani – përgjegjës i tregut.
Tregtarët presin që inspektorët të dalin në terren dhe t’i largojnë shitësit nga rruga, në mënyrë që secili të punojë barabartë e me rregull. Nga Komuna e Tetovës kanë lënë vetëm ditën e enjte të shitet edhe në trotuare pasi që atë ditë është edhe ditë tregu, por ky problem është me vite dhe assesi të gjendet zgjidhje.






