Filloi Viz Er Maratona e Shkupit 2026

Advertisement

Me pjesëmarrjen e mbi 15.000 garuesve nga 63 vende, sot në mlngjes u shënua starti i Viz Er Maratonës së Shkupit 2026.

Më të shumtë për nga vendi, krahas pjessëmarrësve nga Maqedonia, janë garuesit nga Serbia, Gjermania, Britania e Madhe dhe Turqia.

Nëpër rrugët e kryeqytetit do të mbahen katër gara – maratonë në 42,195 km, gjysmë maratonë në 21 km, garë në 5 km dhe EU for Sport – Garë stafetash.

Në Maratonën e madhe janë paraqitur 800 garues, mes tyre edhe fituesi i vitit të kaluar, Dario Ivanovski.

Për gjysmë maratonë janë paraqitur rreth 3.000 garues.

Krahas pjesës garuese, Viz Er Maratona e Shkupit edhe këtë vit përgatitë aktivitete me të cilat plotësisht do të pasurohet përvoja e pjesëmarrësve dhe publikut. Vëmendje e posaçme i kushtohet edhe mbështetjess përgjatë rrugicës, e cila tradicionalisht është një prej pjesëve të njohura të maratonës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit