Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e Jashtëzakonshme të Meksikës”

Advertisement

Në Muzeun e Maqedonisë është hapur ekspozita “Tekstilet e Jashtëzakonshme të Meksikës”, në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Meksikës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ekspozita u inaugurua nga Konsulli i Nderit i Meksikës në Maqedoninë e Veriut, Alban Maliqi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Meksikës, Flor de Lis Vásquez Muñoz, si dhe drejtori i Muzeut të Maqedonisë, Aleksandar Ristevski.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik, si dhe përfaqësues të sektorit kulturor dhe publik.

Përmes veshjeve tradicionale, ngjyrave, motiveve dhe teknikave artizanale, ekspozita prezanton trashëgiminë kulturore të Meksikës dhe krijon një hapësirë për shkëmbim kulturor mes dy vendeve.

Konsulli i Nderit, Alban Maliqi, tha se kjo ekspozitë paraqet një mundësi për forcimin e lidhjeve kulturore mes dy popujve.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me përfaqësues të trupit diplomatik dhe mysafirë të tjerë.

Maliqi theksoi se ekspozita sjell në vëmendje larminë kulturore të Meksikës, duke e lidhur atë me traditat dhe trashëgiminë e komuniteteve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 2 nëntor 2026.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit