Durmishi: Inflacioni është stabilizuar

Advertisement

 Inflacioni në vend është stabil dhe presionet inflatore dukshëm janë ulur në krahasim me vitet e kaluara, deklaroi minsitri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në intervistë për televizionin Alsat-M.

Sipas Durmishti, të dhënat më të reja të Entit shtetëror të statistikave tregojnë inflacion prej 2,6 për qind, që, siç vlerësoi, paraqet nivel dukshëm më të ulët në krahasim me periudhat kur ai arrinte katër për qind, ndërsa para disa viteve edhe mes 8 dhe 10 për qind.

Ministri theksoi se masat e ndërmarra nga Qeveria kontribuan për stabilizim të gjendjeve dhe zbutje të presioneve të çmimeve.

Duke folur për gjendjet në financat publike, Durmishi tha se buxheti është stabil dhe se deri një fund të vitit do të vazhdohet pagesa e rregullt e rrogave në sektorin publik dhe të pensioneve.

Në intervistë ai foli për raportin mes rrogës minimale dhe shpenzimeve për jetë, duke cekur se në dy vitet e fundit neto rroga minimale shënon rritje më të madhe nga shpenzimet për ushqim dhe pije. Sipas të dhënave të tij, neto rroga minimale është më e madhe për rerth 4.000 denarë, përderisa shpenzimet për ushqim dhe pije janë rritur për diç më shumë se 3.000 denarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit