Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për mediat pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike.
Hamza tha se në takim është biseduar për procesin në Hagë, procedimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Specialen, si dhe për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, PDK-ja e konsideron të nevojshëm miratimin e ligjit për Specialen dhe më pas është e gatshme të diskutojë për çështjen e presidentit.
“Për momentin nuk ka marrëveshje për temat për të cilat kemi biseduar”, tha Hamza, duke shtuar se mund të ketë takime të tjera gjatë ditëve në vijim.






