Ski-qendra “Kodra e Diellit” ka nisur një investim të ri me vendosjen e portave moderne për skanimin e biletave para ski-ashensorëve.
Drejtori i ski-qendrës, Gani Aliji, ka bërë të ditur se sistemi i ri synon të përshpejtojë hyrjen e vizitorëve në pista, duke reduktuar pritjet dhe duke lehtësuar kontrollin e biletave.
Sipas njoftimit, teknologjia e re do të kontribuojë edhe në rritjen e sigurisë dhe efikasitetit, ndërsa vizitorët do të kenë qasje më të shpejtë drejt pistave.
“Kodra e Diellit” thotë se investimet do të vazhdojnë me synimin që ski-qendra të ofrojë kushte më moderne për adhuruesit e skijimit.






