18-vjeçarja denoncon ish-partnerin në polici

Advertisement

Një 18-vjeçare nga Koçani ka denoncuar në polici se është kërcënuar përmes telefonit nga ish-partneri i saj 18-vjeçar nga Velesi.

Rasti është paraqitur më 28 shtator, rreth orës 13:00, në Stacionin Policor në Vinicë.

Sipas denoncimit, ish-partneri dyshohet se ka shkelur edhe një vendim gjyqësor të mëparshëm, me të cilin ishin përcaktuar masa të përkohshme për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Për rastin është njoftuar prokurori publik. Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit