Nesër pa rrymë disa fshatra në Bërvenicë, Tearcë dhe Zhelinë – ja oraret

Advertisement

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, disa zona në komunat Bërvenicë, Tearcë dhe Zhelinë do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike më 30 shtator dhe 1 tetor.

Në Bërvenicë, ndërprerja më 30 shtator do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 15:00 dhe do të përfshijë disa objekte në zonën e Çellopekut, ndërsa pa energji do të mbeten edhe një numër biznesesh dhe instalacionesh në Helga, Cucul, San Bim, Alba Plast, Bonitas, Brioni, Radiovcë dhe zona përreth.

Në Tearcë, po më 30 shtator, nga ora 09:00 deri në 14:00 do të ketë ndërprerje në një pjesë të Dobroshtit dhe në objektet pranë xhamisë së vjetër.

Në Zhelinë, më 30 shtator, nga ora 09:15 deri në 14:00 do të ndërpritet furnizimi me energji në një pjesë të Treboshit.

Ndërprerja në Zhelinë do të vazhdojë edhe më 1 tetor. Nga ora 08:45 deri në 14:45 pa energji do të jenë fshatrat Sallarev, Llërcë dhe Gurgurincë.

Bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara, të cilat janë pjesë e punimeve dhe ndërhyrjeve në rrjetin elektrodistributiv.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit