Gjini takon Ahmetin në Prishtinë, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon

Advertisement

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në selinë e Aleancës në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini e cilësoi takimin si vëllazëror dhe vlerësoi kontributin e Ahmetit në proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe rolin e tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon.

Sipas Gjinit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë te situata pas zhvillimeve në Hagë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit