Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës është që Uashingtoni të pranojë humbjen dhe të largohet. Zëdhënësi i Gardës, gjenerali Hossein Mohebbi, tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë dështuar në bindjen se masat ushtarake dhe ekonomike do ta detyronin Teheranin të nënshtrohej. Ai u bëri gjithashtu thirrje amerikanëve të dalin në rrugë dhe të protestojnë kundër Donald Trumpit. Mohebbi paralajmëroi se, nëse konflikti merr një formë të re, Irani “pa dyshim do të sjellë edhe armë të reja në fushën e betejës”. Konferenca për media u mbajt në një kohë kur po intensifikohen përpjekjet diplomatike me shpresën për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Deklaratat e tij duket se synonin të ndikonin në opinionin publik amerikan vetëm disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit për Senatin dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të pranojnë humbjen dhe të tërhiqen nga rajoni…Lufta me siguri do të përfundojë me këtë rezultat…Kjo bllokadë sigurisht që nuk është e realizueshme. Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i ndërpresin kurrë marrëdhëniet tona me vendet fqinje. Mund të vendosin disa kufizime, por nuk mund t’i ndalojnë ato plotësisht.” – Hossein Mohebbi, Garda Revolucionare e Iranit./Alsat.mk






