SPB Tetovë njofton se janë ndaluar katër shtetas polakë pasi dëmtuan derën e magazinave ushtarake në Erebinë në Tetovë.
“Më 28.09.2026 në orën 18:24, nga ana e Policisë Ushtarake të URMV-së, në SPB Tetovë është denoncuar se në vendin e quajtur “Erebinë” në Tetovë, ku gjenden magazina ushtarake, disa persona me katërrotorë (ATV) kanë dëmtuar derën e hyrjes së objektit. Ushtarët që ishin në roje në vendin e ngjarjes kanë ndaluar katër persona, të gjithë shtetas të Polonisë: H.M.A. (55), D.K.V. (55), K.V. (41) dhe K.J.R. (36), ndërsa tre persona të tjerë me katërrotorë janë dhënë në arrati.






