Autostrada Ohër–Kërçovë hapet në vitin 2027

Advertisement

Pas më shumë se një dekade punimesh, autostrada Ohër-Kërçovë pritet të hyjë në fazën përfundimtare. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, deklaroi se i gjithë projekti pritet të përfundojë dhe të vihet në përdorim gjatë gjysmës së parë të vitit 2027.

Sipas Nikoloskit, në muajt e ardhshëm pritet të hapet edhe segmenti Presekë–Kërçovë, përfshirë pjesën Izvor–Vërbjan, e gjatë rreth 10 kilometra.

Ky segment përfshin tunelin e Presekës, galeri, ura dhe viadukte, duke qenë ndër pjesët më komplekse të projektit.

Nikoloski tha se seksioni deri te aeroporti tashmë është përfunduar dhe se puna po vazhdon me intensitet në pjesët e tjera të autostradës.

Ndërtimi i autostradës nisi në vitin 2014 me një kosto fillestare të parashikuar prej rreth 374 milionë eurosh. Pas ndryshimeve dhe shtesave gjatë realizimit, kostoja totale pritet të arrijë në rreth 760–770 milionë euro.

Ministri tha gjithashtu se do të vazhdojë puna për lidhjen e mëtejshme të autostradës me Shkupin dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit