Mbështetje parimore nga Republika e Irlandës për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Advertisement

Irlanda ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mbështetja u shpreh gjatë një takimi bilateral në Tiranë mes delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Antonio Milloshoski, dhe delegacionit irlandez të kryesuar nga Beri Uord.

Gjatë takimit u theksua se procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet në kritere të qarta, objektive dhe të matshme, si dhe në parimin e meritës dhe rezultatet e reformave të secilit vend kandidat.

Në takim u diskutua edhe për çështjet bilaterale, për të cilat u theksua se nuk duhet të pengojnë procesin e integrimit evropian, ndërsa fokusi duhet të mbetet te reformat dhe përmbushja e standardeve evropiane.

Palët vlerësuan gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e integrimit evropian dhe reformave.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit