Bërvenica kryeson renditjen për transparencën aktive të komunave në Rajonin e Pollogut me 96,9 për qind, ndërsa Komuna e Tetovës renditet e dyta me 81,5 për qind.
Sipas indeksit të transparencës aktive, pas Bërvenicës dhe Tetovës renditet Jegunovca me 80 për qind.
Në vijim janë Tearca me 73,8 për qind, Zhelina me 69,2 për qind dhe Mavrova dhe Rostusha me 61,2 për qind.
Gostivari ka arritur 55,4 për qind, Bogovina 52,3 për qind, ndërsa Vrapçishti renditet i fundit me 40,3 për qind.
Me rezultatin 81,5 për qind, Tetova është kështu në vendin e dytë në rajon për transparencën aktive të komunës.






