Mendi Qyra në 30-vjetorin e Confimprese Italia: Bashkëpunimi ekonomik sjell mundësi të reja për Strugën

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka marrë pjesë në 30-vjetorin e “Confimprese Italia”, aktivitet i mbajtur në Fiuggi të Italisë, si pjesë e një delegacioni nga Ballkani Perëndimor.

Qyra ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit, duke vënë në dukje se lidhjet ekonomike mund të krijojnë mundësi të reja për Strugën dhe rajonin.

Duke iu referuar përvojës së tij të mëparshme si kryetar i OEMVP-së, Qyra tha se e ka përjetuar nga afër rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit mes bizneseve.

“Sot, si kryetar i Komunës së Strugës, këtë rëndësi e shoh nga një tjetër këndvështrim: si një mundësi konkrete për të krijuar ura ekonomike, partneritete dhe zhvillim për qytetin dhe rajonin”, ka shkruar Qyra.

Ai shtoi se takime të tilla krijojnë mundësi për lidhje të reja dhe bashkëpunime që mund të sjellin përfitime për komunitetin.

“Biznesi ka nevojë për komunikim, ndërsa zhvillimi ka nevojë për bashkëpunim”, u shpreh Qyra, duke falënderuar “Confimprese Italia” për mikpritjen dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij dialogu mes komuniteteve të biznesit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit