VLEN kërkon përgjigje: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë?

Advertisement

Në vend të thirrjeve për protestë, VLEN kërkon përgjigje publike nga lobistët për themelimin e Gjykatës Speciale, thuhet në reagimin e kësaj partie ndaj zhvillimeve të fundit.

VLEN ngre disa pyetje lidhur me rolin e Ali Ahmetit dhe dëshminë e tij të mundshme në Hagë, duke kërkuar sqarime për marrëveshjet dhe rrethanat që kanë shoqëruar themelimin e Gjykatës Speciale.

Ndër pyetjet e parashtruara janë:

  1. Cili ishte pazari i ofruar në këmbim të mbështetjes për themelimin e Gjykatës Speciale?
  2. Çfarë përmban dosja e Dhomave të Specializuara në Hagë që lidhet me dëshminë e Ali Ahmetit?
  3. A kanë një emërues të përbashkët Dhomat e Specializuara dhe “Ballkani i Hapur”?
  4. Përse Ali Ahmeti e ka ndryshuar deklarimin për rolin e tij në procesin para Speciales, duke thënë herë se ishte dëshmitar dhe herë se nuk ishte dëshmitar?
  5. A ka shërbyer dëshmia e Ali Ahmetit si bazë për ngritjen e aktakuzës ndaj udhëheqësisë së UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë?

“Këto dhe shumë pyetje të tjera vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e atyre që nuk kanë lënë gjë pa keqpërdorur”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit