Universiteti i Tetovës dhe Shkëndija zgjerojnë bashkëpunimin në arsim dhe sport

Advertisement

Universiteti i Tetovës dhe KF “Shkëndija” kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi, me synim forcimin e lidhjeve mes arsimit, sportit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional.

Marrëveshja u nënshkrua më 23 shtator nga rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, dhe drejtori ekzekutiv i KF “Shkëndija”, Valdrin Uka.

Bashkëpunimi parashikon mundësi për praktika profesionale të studentëve në strukturat e klubit, përfshirjen e ekspertëve të “Shkëndijës” në ligjërata dhe seminare, si dhe realizimin e projekteve kërkimore dhe testimeve sportive.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe programit “Dual-Career”, përmes të cilit synohet që futbollistët e rinj të mund të zhvillojnë paralelisht karrierën sportive dhe arsimin universitar.

Palët kanë paraparë gjithashtu bashkëpunim në projekte vendore dhe ndërkombëtare, organizim të konferencave, seminareve dhe aktiviteteve sportive, ndërsa vëmendje do t’i kushtohet edhe përgatitjes fizike, ushqimit sportiv, monitorimit të performancës dhe rehabilitimit të sportistëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit