Ura e Gurit në Shkup ka marrë një pamje të re pas instalimit të sistemit të ri të ndriçimit.
Ndriçimi modern ka sjellë një tjetër atmosferë në një nga monumentet dhe simbolet më të njohura të kryeqytetit. Projekti, i paralajmëruar më herët nga Qyteti i Shkupit, përfshin përdorimin e teknologjisë moderne LED.
Pamjet e reja të Urës së Gurit janë publikuar në rrjetet sociale nga faqja “Shkupjanët e Vjetër”.






