Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, zhvilloi takim me kryetarin e Këshillit të Shurës, Abdullah bin Mohammed Al-Sheikh.
Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral, si dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve saudite në Maqedoninë e Veriut.
Gashi ka theksuar edhe interesimin e vendit për pjesëmarrje aktive në EXPO 2030 në Riad, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve.
Sipas Gashit, vizita pritet t’i japë një shtysë të mëtejshme marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite.






