Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u ka uruar festën të gjithë pjesëtarëve të komunitetit boshnjak.
“Diversiteti ynë është forca jonë, ndërsa bashkëjetesa, respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi janë themelet mbi të cilat ndërtojmë shtetin tonë”, shkroi sot në një postim në Facebook kryeministri.
Në postim thuhet se boshnjakët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multietnike, me identitetin, traditën dhe kontributin e tyre të pasur kulturor në zhvillimin e shtetit.
“Ju uroj shëndet, sukses dhe mirëqenie, me bindjen se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta, respekt dhe besim”, ka porositur kryeministri.






