Në 7 muajt e parë të vitit, Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar 741.446 turistë, ose 1,5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga janari deri në korrik janë regjistruar 523.751 turistë të huaj, 1,3% më shumë se një vit më parë, ndërsa turistët vendas arritën në 217.695, me rritje prej 1,8%.
Numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve ishte 1.760.335, rreth 0,5% më shumë se vitin e kaluar. Turistët e huaj realizuan 938.113 net-qëndrime, me rritje prej 2%.
Turqit vazhdojnë të jenë turistët e huaj më të shumtë, ndërsa ndër tregjet kryesore janë edhe Gjermania, Serbia, Rumania dhe Shqipëria.
Vetëm në korrik vendin e vizituan 223.711 turistë, 6,6% më shumë se në korrik 2025. Turistët e huaj realizuan 260.702 net-qëndrime, 9,8% më shumë se një vit më parë.






