Vendimi i 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka sjellë reagime të shumta në Kosovë, si nga qytetarët ashtu edhe nga figura të njohura publike.
Në Prishtinë po vazhdojnë protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa mes pjesëmarrësve u panë edhe disa prej emrave të njohur të muzikës shqiptare.







