Nikollovski: Hetimi për tregtinë e paligjshme të cigareve do të zgjerohet, janë sekuestruar 1.3 milionë euro

Advertisement

Hetimi për aksionin e policisë të titulluar “Filtër” ku në mënyrë të paligjshme janë futur në qarkullim rreth 69 milionë cigare që sipas përllogaritjeve u shkaktua dëm ndaj buxhetit të shtetit prej mbi 6 milionë euro, do të zgjerohet. Sipas drejtorit të doganave Boban Nikollovski, përveç 18 personave të dyshuar, mund të ketë të ketë edhe të përfshirë të tjerë. Në intervistën në Alsat, Nikollovski tha se 18 të dyshuarit janë persona që punonin në pika kufitare në pozicione të ndryshme dhe akuzohen për më shumë vepra penale.

”Kanë më shumë vepra penale për të cilat akuzohen. Falsifikim të deklaratave, kriminal elektronik, kontrabandë. Të gjitha këto veprime, sipas dispozitave të Kodit Penal, lidhen me veprën e kontrabandës dhe me shmangien e pagesës së akcizës sipas Ligjit për Akcizat”, tha Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket kamerave të trupit, Nikollovski tha se presin që me zbatimin e tyre të ketë rezultate më të mira në luftën kundër parregullsive dhe korrupsionit.

“Mendojmë se do të kemi rezultate më të mira pasi kamerat e trupit veç më funksionojnë. Kolegët tanë kufitar veçmë i përdorin në tre pika kufitare dhe presim që pas një periudhë tre mujore të bëjmë analizat e para dhe pas tre muajve të bëjmë analizë efektive e cila do të tregoj nëse kamerat përdoren në mënyrë të duhur dhe se a kemi rezultate më të mira duke i përdorur. Unë jam i bindur se do të na ndihmojnë shumë sepse do të ndjekim të gjitha proceset që ndodhin në pikat kufitare”, theksoi Boban Nikollovskin – Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut.

Nikollovski theksoi se kamerat tashmë janë në përdorim në tre pika kufitare, në Qafë Thanë, Tabanocë dhe Bllacë. Ndërkohë Nikollovski bëri të ditur se sa i përket parave të padeklaruara që janë futur në vend përmes pikave kufitare dhe janë evidentuar nga doganierët, deri më tani janë sekuestruar rreth 1 milion e 300 mijë euro./Alsat.mk.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit