Rast i rëndë në Koçan: Fëmija gjashtëvjeçar u sulmua, u zhvesh dhe u filmua në shkollë

Advertisement

Dje, në orën 12:45, në DPB Koçan, një 42-vjeçar nga Koçani ka raportuar se në dhomën e zhveshjes së sallës sportive të një shkolle fillore në Koçan, fëmija i tij, gjashtë vjeç e gjysmë, është sulmuar fizikisht, është zhveshur dhe është filmuar me orë inteligjente nga disa fëmijë të tjerë të mitur, më të mëdhenj se fëmija i tij.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për sqarimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit