Mononukleoza përhapet te adoleshentët, mjekët paralajmërojnë për rritje të infeksioneve

Advertisement

Pas një vere të ngarkuar, edhe fillimi i vjeshtës po shoqërohet me shtim të rasteve të infeksioneve, veçanërisht te adoleshentët. Në ambulancat e mjekëve amë janë evidentuar raste të mononukleozës infektive, ndërsa po monitorohen edhe kontaktet dhe mënyra e përhapjes së saj.

Doktoresha Ankica Stanojevska thotë se mënyra e shpeshtë e përshëndetjes mes të rinjve, përmes përqafimeve dhe puthjeve, mund të kontribuojë në transmetimin më të lehtë të infeksionit.

Mononukleoza zakonisht shfaqet me temperaturë të lartë, dhimbje fyti dhe lodhje të theksuar. Në raste të caktuara, infeksioni mund të shoqërohet edhe me komplikime, përfshirë probleme me mëlçinë.

Krahas mononukleozës, mjekët po trajtojnë edhe raste të anginës streptokoksike. Sipas Stanojevskës, disa persona që janë kthyer së fundmi nga pushimet kanë pasur simptoma të ngjashme me ftohjen, ndërsa te disa pacientë pasqyra klinike është më e rënduar dhe ekziston dyshimi për infeksion me një variant të koronavirusit.

Mjekët amë presin që gjatë gjysmës së dytë të tetorit të rritet më ndjeshëm numri i rasteve të gripit sezonal. Ndërkohë, Stanojevska shpreson që vaksinat kundër gripit të mbërrijnë në kohë.

Sipas mjekëve, personat e moshuar që vaksinohen rregullisht kundër gripit kanë më pak gjasa të paraqiten në ordinancat e mjekëve amë gjatë sezonit të dimrit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit