Regjim i veçantë trafiku në Shkup të dielën, do të mbahet garë vrapimi

Advertisement

MPB Maqedoni njofton se më 27.09.2026 (e diel) duke filluar nga ora 08:00, në organizim të Shoqatës së Klubit të Atletikës “Maratona e Shkupit” Shkup, do të mbahet një garë atletike rrugore.

Gara do të zhvillohet me itinerar nga rruga “9” përpara Shtëpisë së Kulturës në komunën e Ilindenit, duke vazhduar drejt përgjatë rrugës “534” në vendbanimin Ilinden, pastaj përgjatë rrugës “532” në fshatin Marino, përgjatë rrugës “10” në fshatin Kadino ku te rrethrrotullimi kthehet gjysmërrethore përsëri përgjatë të njëjtave rrugë – rruga “10”, rruga “532”, rruga “534” dhe rruga “9”, pastaj vazhdon përgjatë rrugës “2” deri në Shtëpinë e të Moshuarve ku kthehet gjysmërrethore përsëri përgjatë rrugës “2” deri në vijën e finishit përpara Shtëpisë së Kulturës në rrugën “9” në vendbanimin Ilinden.

“Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, me ridrejtim të trafikut në rrugët përreth. Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga oficerët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet eventi”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit