Saranda Imeri Stafai i përgjigjet Snopçes: “Çfarë servila! Çfarë jargavitje edhe për një mandat deputeti!”

Advertisement

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imer Stafai, ka reaguar ndaj deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, duke kritikuar ndryshimin e qëndrimeve të tij politikë, të cilin ajo e ka cilësuar si “transformim politik”.

Përmes një reagimi në Facebook, Stafai ka ironizuar ndryshimin e qëndrimeve të disa politikanëve, duke thënë se sipas saj, “njerëz të transformuar në kohë rekord” tashmë nuk i njeh më për nga parimet, karakteri dhe qëndrimet.

Ajo ka vazhduar me kritika ndaj Snopçes, duke e akuzuar për ndryshim të identitetit politik dhe për qëndrime që, sipas saj, lidhen me interesa për një mandat të ri deputeti.

Reagimi i Stafait vjen në kuadër të përplasjes politike mes deputetëve dhe subjekteve shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit