Qoku në takim me eurodeputetët: Shqiptarët mund të jenë urë për tejkalimin e bllokadës me Bullgarinë

Advertisement

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, së bashku me deputeten Mimoza Musa, është takuar me anëtarë të Parlamentit Evropian në kuadër të Mbledhjes së 25-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian – Maqedonia e Veriut.

Në takim është diskutuar për agjendën reformuese, procesin e integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian dhe nevojën për një rrugë të parashikueshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Qoku ka folur edhe për rolin e VLEN-it dhe faktorit politik shqiptar në tejkalimin e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Sipas Qokut, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë alternativë ndaj rrugës evropiane. Ai ka vlerësuar se, për shkak të qasjes miqësore ndaj popullit bullgar, shqiptarët mund të luajnë rolin e urës dhe ndërmjetësuesit për tejkalimin e kësaj bllokade.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit