Operacioni “Filter”/Aksion i madh kundër kontrabandës së cigareve, disa të arrestuar

Advertisement

Drejtoria e Doganave, në bashkëpunim me institucionet kompetente, ka zhvilluar operacionin “Filter”, që synon zbërthimin e një sistemi të organizuar të kontrabandës së cigareve dhe shmangies së pagesës së detyrimeve doganore.

Në kuadër të hetimit, i zhvilluar nga Sektori për Kontroll dhe Hetime dhe Njësia për Hetime në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Byronë për Siguri Publike dhe Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë zbuluar disa raste të kontrabandës së sasive të mëdha të cigareve.

Sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për rreth 69.35 milionë cigare, me vlerë të detyrimeve të shmangura prej mbi 377 milionë denarësh, apo më shumë se 6 milionë euro.

Në operacion janë përfshirë kompani të shpedicionit, transportit dhe importit, persona fizikë, si dhe zyrtarë policorë dhe doganorë. Deri tani janë arrestuar 13 persona, ndërsa janë kryer kontrolle në 23 lokacione në territorin e Gevgelisë, Vallandovës, Strumicës, Dojranit, Velesit dhe Shkupit.

Drejtoria e Doganave ka bërë të ditur se hetimi ka përfshirë gjithsej shtatë raste të lidhura me kontrabandën dhe shmangien e detyrimeve doganore.

Operacioni është zhvilluar në koordinim me prokurorin kompetent publik, ndërsa priten edhe informacione të tjera zyrtare lidhur me rastin dhe personat e përfshirë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit