Kurti takon Mickoskin në New York: Përshpejtim të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, transmeton Anadolu.
Kurti nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale tha se me kryeministrin Mickoski u takuan katër javë më parë në nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa në New York vazhduan bisedën për bashkëpunimin në infrastrukturë e në energji, përkatësisht për avancimin e projekteve të përbashkëta.
“Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve. Gjithashtu biseduam për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin”, theksoi Kurti.
Kryeministri kosovar tha se me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut u pajtuan të vazhdojnë punën për realizimin e këtyre projekteve, të cilat kontribuojnë në ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit